Programim Çelësash
Programim i çelësave origjinalë dhe aftermarket për automjetet Mercedes-Benz me teknologji Abrites- metoda më e besueshme dhe e saktë në treg.
Programim i çelësave origjinalë dhe aftermarket për automjetet Mercedes-Benz me teknologji Abrites- metoda më e besueshme dhe e saktë në treg.
Aktivizim dhe programim i paketave opsionale të Mercedes-Benz- funksione që prodhuesi i ka çaktivizuar por mund të aktivizohen me pajisjet e duhura.
Diagnostikim i plotë i të gjitha njësive elektronike ECU të Mercedes-Benz- lexim dhe fshirje kodesh gabimi, kontroll live data dhe shumë më tepër.
Kodim i funksioneve të reja dhe personalizim i sistemeve ekzistuese të automjetit Mercedes-Benz sipas preferencave tuaja.
Rikodim i njësive elektronike pas ndërhyrjesh mekanike ose zëvendësimi të komponentëve- procesi i domosdoshëm për funksionim korrekt.
Shërbim i specializuar i sistemit A/C për Mercedes-Benz me pajisjet profesionale TEXA- diagnostikim i saktë dhe mbushje e certifikuar.
Mercedes-Benz është ndër markave me sistemet elektronike dhe mekanike më komplekse në industrinë automotive. Ndërhyrja pa pajisjet e duhura mund të shkaktojë dëme serioze dhe të pakthyeshme.
Pajisjet Abrites janë ndër teknologjitë më të avancuara profesionale për diagnostikim dhe programim të Mercedes-Benz- të njëjtat teknologji të përdorura nga dealershipet zyrtare. Pajisjet TEXA garantojnë saktësi maksimale për sistemin e kondicionerit.
Sisteme elektronike komplekse
Mercedes-Benz ka mbi 60 njësi elektronike (ECU) që komunikojnë me njëra-tjetrën- intervenimet pa pajisje të specializuara mund të prishin protokollet e komunikimit.
Programim i saktë çelësash
Çelësat Mercedes-Benz përfshijnë sisteme kriptografike të avancuara- programimi i gabuar mund të bllokojë sistemin anti-vjedhje të automjetit.
Garanci për punën e kryer
Çdo ndërhyrje kryhet me protokollet e sakta dhe verifikohet me diagnostikim final- ju dorëzojmë automjetin të kontrolluar dhe funksional.
Eksperiencë e vërtetuar
Mbi 25 vite eksperiencë me automjete Mercedes-Benz- njohuri teknike e fituar nga praktika reale, jo vetëm nga teoria.
Na kontaktoni për çdo pyetje rreth shërbimeve tona të specializuara. Ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë me profesionalizëm dhe saktësi.